Sisteme Video Rekordimi



Cdo program sigurie është i veçantë. Kërkesat dhe vështirësia varion. Kthimi i një projekti në sukses kërkon operacione të integruara dhe komunikim ndërmjet sistemeve të shumëfishta. Proçeset dhe percepsionet e strukturave operacionale janë të ndryshme në cdo sektor, kompani dhe institucion.

Sisteme Analog Video Rekordimi

  • Sistemet e kamerave analoge, në ditët e sotme, janë sistemet e video-sigurisë më të përhapura. Deri më sot, First ka instaluar mijëra sisteme kamerash analoge në Shqipëri. First ju siguron klientëve një shumëllojshmëri kamerash(dome, fikse dhe PTZ), me cilësi të lartë. Këto kamera mund të përdoren me regjistrues analogë në të gjitha mjediset. First ka ngritur sistemin e parë Speed Dome Camera System në sistemin videosurvejues të qytetit të Tiranës, duke u bërë një nga pionerët e vëzhgimit me kamera të qytetit. Shoqëria siguron siguri për ambiente të jashtme dhe të brendshme përmes markave më të njohura të kamerave.

  • Në sistemet analoge, sinjalet video që vijnë nga kamerat kthehen në rekorde dixhitale dhe ruhen në video-regjistrues dixhitalë (DVR). Videot që regjistrohen me teknologjinë speciale të kompresimit të videove bazuar në standartet industriale të ditëve të sotme, kamerat Axis shërbejnë si prova në gjyqe, i cili është një lider mbarëbotëror në fushën e video-regjistrimeve.

  • Një gjë e rëndësishme në sistemet regjistruese analoge me shumë kamera është aksesimi i shpejtë i stafit të sigurisë në të gjitha kamerat. Me ndihmën e ekraneve dhe kontrolluesve të kamerave, të parit e një regjistrimi ose kontrolli i kamerave PTZ janë vetëm disa butona larg stafit të sigurisë.

Sistemet e survejimit IP

  • Sistemet e kamerave IP fituan popullaritet me përhapjen e internetit.

  • Ndryshimi thelbësor ndërmjet Sistemeve IP dhe sistemeve analoge është që imazhet video transferohen nëpërmjet lidhjes në rrjet jo si të dhëna analoge, por si të dhëna dixhitale. Ky imazh dixhital ruhet nga video-regjistruesit e rrjetit (NVR). Përdoruesit mund të shohin videot ose regjistrimet në kohë reale nga çdo kompjuter ose celular që ka akses në këto servera.

Hybrid Sisteme Video Rekordimi

  • Objektiva e Firstit është të sigurojë mbrojtje dhe qëndrueshmëri për investimin e klientit. Kjo është arsyeja e zhvillimit të Sistemeve Hibride për ata klientë që kanë sisteme analoge, por dëshirojnë të bëjnë investime të reja në IP ose teknologjisë megapiksel. Në këtë mënyrë, sistemet analoge ekzituese vazhdojnë të operojnë, ndërkohë që IP dhe Megapixel systems inkorporohen dhe të dyja këto teknologji japin të njëjtat rezultate efiçente në të njëjtën platformë.

  • Në rastet e instalimit ku kamerat analoge janë të mjaftueshme ndërkohë që duhen vetëm një ose dy kamera IP me rezolucion të lartë, First krijon zgjidhje të veçanta për klientët e tij, First krijon zgjidhje speciale për klientët e tij, që do ishte e mundur me pajisjet hibride video-regjistruese (HDVR). Këto regjistrues kanë aftësinë të regjistrojnë për të dyja llojet e kamerave (analoge dhe IP) në të njëjtin sistem, në të njëjtën kohë. Falë HDVR-së është e mundur që të shtosh kamera IP në një sistem analog.

  • Një mënyrë tjetër për të inkorporuar kamerat analoge me sistemin IP është përdorimi i koduesve, te cilët instalohen për klientët që kanë tashmë një infrastrukturë rrjeti kompjuterik të qëndrueshme por dëshirojnë të përdorin kamerat e tyre analoge.

Sistemet video intercom

  • Një nga zgjidhjet që Firsti dizenjon për ndërtesa dhe rezidencat është sistemi intercom, i cili lejon komunikimin me anë të videove.

  • Me video intercom system, vizitorët që vijnë shihen përpara se të hyjnë në ndërtesë dhe vizitorëve me qëllime të këqija i ndalohet hyrja. Këto sisteme kanë gjithashtu veti për kapjen e imazheve, kështu që vizitorët mund të gjurmohen më vonë prej fotove edhe nëse pronarët nuk janë në shtëpi.

Identifikimi i targave

  • First krijon sisteme për njohje targash dhe kontrolli të makinave nga poshtë dhe i integron ato si pjesë të sistemit të sigurisë.


  • Sistemet e identifikimit të targave përdoren gjërësisht në pikat e hyrjes dhe daljes së makinave. Këto sisteme përdorin teknologji që lexojnë numrat dhe gërmat në targë. Targa mund të regjistrohet dhe përdoret për të ngritur barriera. Këto sisteme mund të integrohen me sistemin e kontrollit të aksesit. Targa e makinës dhe karta e shoferit mund të aprovohen njëkohësisht për të lejuar hyrjen.

Përsosmëria nuk është një akt, por një zakon

Por ky lider gjithëmone do përpiqet të zgjeroj produktet dhe shërbimet e tij në Shqipëri dhe jo vetem.

Kontakto tani »