Sisteme kontrolli manaxhimi & aksesi



Sistemet e kontrollit të aksesit sigurojnë një ambjent pune të sigurt për punonjësit dhe lejojnë monitorimin e punës dhe qarkullimit të personelit. Informacioni i marrë nga sistemet e kontrollit të aksesit mund të përdoret lehtësisht në menaxhimin e pagesave. Përdoruesit mund të monitorojnë hyrjet dhe daljet, të limitojnë aksesin në disa zona specifike në bazë të nivelit të autorizimit, mund të regjistrojnë të gjitha ngjarjet, të krijojnë skenare duke specifikuar rutinën dhe eventet e jashtëzakonshme. Përveç këtyre funksioneve, Firsti ka eksperiencë në pajisjet dhe programet për zgjidhjet me sistemet e kontrollit të aksesit që ndihmon rritjen e efiçencës totale.

Kart kontrolli manaxhimi & aksesi

  • Sistemet e kontrollit të aksesit përbëhen nga njësi hardware dhe software. Njësitë hardware përgjithësisht përfshijnë karta, lexues dhe panele kontrolli. Informacioni në kartën e aksesit merrret nga lexuesi i kartës dhe dërgohet tek paneli. Aksesi lejohet vetëm në rast se mbajtësi i kartës është i autorizuar. Firsti punon me liderat e prodhimit të sistemeve të kontrollit Sintel Italia, Kantech dhe Tyco, duke siguruar siguri për shumë vende pune.

  • First-i përdor programe të avancuara të kontrollit të aksesit nga AXS Alert, të krijuara nga Visonic. Alert i ofron përdoruesve raportim të thjeshtë dhe mundësi njoftimi të menjëhershëm në situata alarmuese(si psh hyrjet me forcë). Ka gjithashtu një veti moskthimi që bllokon daljen e dikujt që me parë është futur së bashku me një person që ka bërë hyrje të autorizuar me kartë dhe njofton rojet e sigurisë për këtë problem në siguri. Me anë të një vetie tjetër, rrit sigurinë për jetën duke ndaluar hyrjen në vende që kanë limit për numrin e personave që lejohen të hyjnë.

Sistemet biometrike

  • Sistemet biometrike janë të instaluara në vende ku duhet rritje e sigurisë. Teknikat e aksesit të kontrollit si njohja e gjurmëve të gishtave, irisit, fytyrës, dhe tashmë edhe të venës së gishtit të përdoruesit nuk kanë mundësi të dështojnë.

  • Firsti siguron nivel të lartë sigurie me siteme të ndryshme biometrike në institucione penale, piaca, banka dhe biznese të shitjes me pakicë.

  • Sistemet e sigurisë perimetrale dhe për godina zbulojnë çdo hyrje të paautorizuar brenda një zone dhe njoftojnë qëndrën e kontrollit. Firsti përdor këto siteme për të siguruar zona të mëdha. Kur dërgohet një alarm prej një zone, të gjitha kamerat tregojnë zonën në fjalë në monitorë dhe stafi i sigurisë njoftohet menjëherë.

Sisteme Turnstile

  • Dyert me pengesa me sistem kontrolli elektronik janë të rëndësishëm në efikasitetin e sistemeve të aksesit fizik si psh dyert, ashtu si edhe për besueshmërinë dhe estetikën. First-i punon me markat më të njohura ndërkombëtare në projektet e dyerve me pengesa. Duke punuar së bashku me sistemet e kontrollit të aksesit, dyert me pengesa janë të përdorura në zyrat qëndrore dhe ndërtesat e institucioneve në Shqipëri, përfshirë OSHEE.

X-Ray baggage control systems

  • First-i projekton dhe instalon sisteme kontrolli X-Ray të përshtatshme në hyrjet dhe daljet e ndërtesave, duke ofruar siguri të lartë dhe të shpejtë në aereoporte, customs control centers, zyra qeveritare, qëndra ushtarake, prisons and nuclear energy plants. Pajisjet X-Ray shfaqin objektet brenda një çante apo një pakoje. Ato e bëjnë më efiçent proçesin e detektimit të objekteve të rrezikshme krahasuar me kontrollin fizik ose pamor duke identifikuar materialet organike dhe inorganike nëpërmjet sensorëve.

Përsosmëria nuk është një akt, por një zakon

Por ky lider gjithëmone do përpiqet të zgjeroj produktet dhe shërbimet e tij në Shqipëri dhe jo vetem.

Kontakto tani »