Sistemet e detektimit të ndërhyrjeve të paautorizuara.



Sistemet e detektimit të ndërhyrjeve të paautorizuara në ndërmarrje

  • First Albania përdor sistemet e detektimit të ndërhyrjeve të paautorizuara për të kontrolluar dhe shmangur vjedhjet dhe plaçkitjet. Sistemet e ndërhyrjeve të paautorizuara janë një domosdoshmëri në ditët e sotme. Të gjithë pjesët përbërëse të këtij sistemi janë të integruara me njëra-tjetrën. Alarmi bienë kohën e duhur, duke parandaluar humbjen që mund të shkaktohet nga plaçkitësit.
  • Ka butona specialë që mund të përdoren në situata të rrezikshme për të dërguar sinjale emergjence personave përkatës. Diferencat e konsiderueshme ose të menjëhershme në vlera të matshme, të tilla si temperatura, aktivizojnë alarmet, ashtu si edhe rastet e përmbytjeve, thyerjeve të xhamave dhe kalime dyersh të paautorizuara. Këto sisteme mund të përdoren nëpërmjet fjalekalimeve dhe kontrolluesve në distancë, duke bërë të mundur monitorimin e hapjeve dhe mbylljeve të dyerve.

Monitorimet e alarmeve – Qëndra e alarmeve (UGM)

  • First Albania ofron 7/24 asistencë në alarme, njoftime dhe sisteme monitorimi me teknologjinë e tij të avancuar, nën udhëheqien e profesionistëve me eksperiencë.
  • Sistemet e detektimit të ndërhyrjeve të paautorizuara janë në komunikim të vazhdueshëm me Qëndrën e Monitorimit. Të gjitha alarmet dhe rastet si p.sh. vjedhjet, plaçkitjet, zjarret, përmbytjet dhe hyrjet e paautorizuara i transmetohen Qëndrës së Monitorimit nëpërnjet një linje tokësore, GPS dhe GPRS.
  • Sapo marrin njoftimin e alarmit, profesionistë të kualifikuar gjurmojnë këtë informacion me ndihmën e aplikacioneve të veçanta. Në rast alarmi, aplikohet një skenar i parapërcaktuar.

Shërbimet e MCs:

  • Një skenar i ri risku për çdo nënshkrues
  • Kontrolli i të dhënave të përdoruesit dhe sinjalit në internet
  • Kontrolli i log-in dhe log-off-eve të përdoruesve
  • Zbulimi i veprimeve të personelit të paautorizuar dhe marrja e masave sipas skenarit të paracaktuar
  • Raportimi i datave dhe orëve të aksesit të përdoruesve në sistem si dhe rasportimi i datave dhe arsyeve të alarmeve të dërguara
  • Zbulimi i problemeve të sinjalit në linjat e telefonit dhe lajmërimi i përdoruesve.

Përsosmëria nuk është një akt, por një zakon

Por ky lider gjithëmone do përpiqet të zgjeroj produktet dhe shërbimet e tij në Shqipëri dhe jo vetem.

Kontakto tani »